Klubi po vjen te ti: Apliko tani dhe bëhu Super-Vullnetar/e!

A ke mendu se qysh kishe ndihmu në lagje, komunitet e shoqëri? A ke ide e plane mirëpo nuk ke hapësirë me i shpreh e implementu? A jeni mbledhë me shoqni me diskutu edhe me mendu se qysh kishit fillu iniciativa të ndryshme?

Nëse keni kreativitet, energji dhe entuziazëm me i shndërru këto plane në realitet, atëherë klubet e Super-Vullnetarëve janë për ty!

Kush mund të aplikojë?
- Të rinj të moshës 12-17 vjeç
- Të rinj që vijnë nga këto komuna:
Ferizaj
Gjakova
Gjilan
Istog
Lipjan
Mitrovica
Prishtina
Skenderaj
Vushtrri
- Të rinj që dëshirojnë të bëjnë shoqëri të re
- Të rinj entuziastë dhe të gatshëm të bëjnë ndryshim në komunitet

Nëse i përmbush këto kritere edhe ke dëshirë me i nda me të tjerët idetë e tua, atëherë APLIKO KËTU!

Aplikimi është i hapur deri më 04/11/2020 ora 23:59.

Image
 

Nëse don me ditë më shumë rreth klubeve të kaluara, se me çfarë projekte kanë punu dhe çfarë ndryshime kanë arritë në komunitet, lexo mëposhtë. 

Që 3 vite TOKA ka filluar të implementojë programin e Vullnetarizmit Edukativ në Kosovë. Të rinjt janë angazhuar në klube nëpër shkolla të ndryshme në Kosovë ku kanë fituar shumë miq, kanë zhvilluar aftësi, kanë krijuar të mira për komunitetin dhe kanë ndikuar pozitivisht tek shoqëria.

Një storje suksesi është ajo e Super-Vullnetarëve të shkollës "Zenit" të cilët kanë arritur që me përkushtim dhe shumë dashuri të krijojnë disa projekte të ndryshme. Ata e kanë pasuruar bibliotekën e shkollës me dollape dhe libra, kanë bërë ngritje të fondeve për të ndihmuar bashkëmoshatarët për festat e fundvitit, kanë pastruar shtratin e lumit Llap dhe kanë ndërtuar ulëse dhe tavolina përreth lumit.

Super-Vullnetarët e klubit "Rin'On", në anën tjetër, e kanë krijuar një kampanjë vetëdijësuese kundër ngacmimit seksual që quhet #Soshtkompliment. Ata kanë mbajtur edhe debate për shëndetin mendor, kanë grumbulluar veshmbathje për familjet në nevojë e për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri dhe janë përfshirë në çdo kauzë pozitive komunitare.

Image
 

Andaj po të presim edhe ty dhe gjithë shoqërinë tënde me qenë pjesë e këtyre kauzave pozitive. 

Mezi po presim me ju taku!

Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut EIDHR.