Shkëmbim rinor nga shtetet simotra – Iowa dhe Kosova

Qëllimi i këtij programi është të sigurojmë një platformë për rininë në komunitetin simotra në mënyrë që të mësojnë aftësi që do iu ndihmojnë në të ardhmen. Qytetet simotra janë qytete që lidhen mes vete për shumë qëllime, një nga to është shkëmbimi kulturor. Të rinjë nga qytetet simotra nga Iowa dhe Kosova takohen gjatë vitit që të mësojnë për qytetarinë botërore dhe marrin pjesë në projekte të vullnetarizmit edukativ. Këto mbledhje krijojnë eksperienca ndërkombëtare ku pjesëmarrësit vizitojnë vende të reja, takojnë nxënës ndërkombëtarë dhe i fusin në përdorim shkathtësitë që i kanë shtuar gjatë vitit.

Këtë vit, 8 nxënës kosovarë nga Peja dhe Gjakova u takuan një herë në muaj për 5 muaj me 8 nxënës nga Iowa për të zhvilluar dijshmërinë e kulturave të ndryshme dhe të qenit një qytetar botëror. Këta 16 nxënës morrën pjesë në kampin Ndërkombëtar të TOKAs këtë verë ku kryen një projekt vullnetarizmi edukativ. Nxënësit kosovarë morën rolin e ambasadorëve, dhe iu treguan qytetet e tyre simotra nxënëxve nga Iowa.

Jemi shumë të entuziazmuar të shohim se çfarë do sjellë viti i ardhshëm për këto qytete simotra!