APLIKO PËR KAMPIN NDËRKOMBËTAR //2018

Datat e kampit: 7 – 14 gusht, 2018

Vendi: Qendra Rekreative e Gërmisë në Prishtinë – Kosovë (përfshirë edhe shetitje nëpër Kosovë)

I hapur për: 14-17 vjeçarë nga të gjitha vendet e botës

Gjuha e kampit: Angleze

Çmimi:

Për pjesëmarrësit nga vendet ndërkombëtare: 169 Euro

Për pjesëmarrësit nga Kosova dhe rajoni: 69 Euro
---
FALAS për aplikantët me videot më të mira!
---

Shënim: Çmimi përfshin ushqimin dhe akomodimin. Shpenzimet e rrugës nuk janë të përfshira në këtë çmim.

Ofrohen bursa për ata që dëshmojnë se nuk kanë mundësi financiare për pagesë.

Informata rreth kampit:

Kampi Ndërkombëtar i TOKAs mbledhë së bashku të rinjë nga Kosova dhe e gjithë bota të kalojnë së bashku një javë të paharrueshme.

Gjatë kampit, do të keni mundësinë të krijoni shoqëri të reja, mësoni për kultura të tjera dhe vizitoni bukuritë natyrore të Kosovës. Përveç aktiviteteve kulturore dhe argëtuese, ju do të zhvilloni shkathtësitë e komunikimit dhe të mendimit kritik.

Ky kamp ju ofron mundësinë të:

- Njoftoni të rinjë nga kultura dhe shtete të ndryshme,
- Përjetoni aventura në natyrë sikur hecja në mal, ngjitja në murin alpin dhe shigjetaria, 
- Vizitoni vende me vlerë natyrore dhe kulturore në Kosovë, përfshirë dy netë qëndrimi në Bjeshkët e Rugovës,
- Mësoni më shumë për vetën tuaj përmes aktiviteteve të lidershipit dhe zhvillimit personal,
- Të bëni punë vullnetare në shërbim të shoqërisë,
...dhe shumë përvoja të tjera me vlerë!

Nëse mendoni që ky kamp është për ju, atëhere bashkohuni grupit prej 40 pjesëmarrësve dhe edukatorëve nga gjithë bota për një javë plotë mësim dhe argëtim.

Për të marrë pjesë APLIKONI poshtë deri me 26 korrik 2018!

Për përgjigjet në pyetjet e shpeshta klikoni këtu.

//Ky kamp financohet nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Kampi poashtu përkrahet nga organizata botërore për natyrë WWF Adria dhe Komuna e Prishtinës. 

A webform by Podio - click here to get yours