Mësimi tërë-ditor

TOKA, me mbështetjen e World Wide Fund for Nature (WWF), the Rockefeller Brothers Fund (RBF), dhe Komunës së Prishtinës, implementuan me sukses projekt-pilotion e Mësimit Tërë-ditor në tri shkolla fillore në Prishtinë (Model School, Faik Konica dhe Afrim Gashi).

Si pjesë e këtij projek-piloti, TOKA organizoi aktivitete të mësimit nga eksperienca për 521 nxëns brenda 14 javëve. Duke i përdorur këto tri shkolla si shembull, komuna zgjati ditën shkollore nga gjysmë-dita e zakonshme, në tetë orë të plota duke ofruar aktivitete edukative plotësuese. Programi i TOKAs u fokusua në katër module:

Mendimi kritik dhe puna ekipore,

Arti dhe kultura,

Shkencat natyrore dhe

Mësimi jashtë.

Gjatë pilot-projektit, nxënësit morën pjesë në aktivitete për ndërtimin ekipor si “ Loja me vezë ”, patën mundësinë të xhirojnë filma të shkurtë, të mësojnë këngë tradicionale dhe të luajnë lojëra eksploruese jashtë.

Gjithashtu, TOKA zhvilloi modulet e shkencave natyrore dhe mësimit jashtë në Parkun e Gërmisë, ku nxënësit mësuan për jetën e kafshëve, ndikimin e ndotjes së ambientit dhe si ta përdorin busullën. Ambienti i jashtëm zgjeroi mundësitë e zhvillimit të aktiviteteve të lojllojshme, gjë që shtoi eksperiencë në mësimin e nxënësve.

Rezultatet e një pyetësori të bërë nga TOKA zbuloi se Programi i Mësimit Tërë-ditor pati 96% të pjesëmarrësve të kënaqur.

Donika Xhemajli, një ndër koordinatoret e shkollës, tha “Prezenca e programit të TOKAs nga Marsi ishte më se e mirëseardhur për nxënësit dhe mësuesit. Nxënësit, përmes aktiviteteve të TOKAs tani po zhvillojnë shkathtësi të ndryshme - përmes argëtimit dhe lojërave. Këto aktivitete dallijnë nga plan-programi shkollor por kanë rezultate të ndryshme - prandaj mendoj që kjo është një mundësi shumë e mirë për nxënësit tanë.”