RTK-JA PËRCOLLI PUNËN E SUPER-VULLNETARËVE NË FUSHË-KOSOVË!

Falemnderit ekipit të emisionit IMAZH RTK, të cilët përcollën punën e Super-Vullnetarëve gjatë analizës së parkut të Fushë-Kosovës. Këta të rinjë shikuan se çfarë mund të ndërtohet dhe rregullohet në park që të tërheq më shumë vizitorë, sidomos të rinjë.

Super-Vullnetarët janë të rinjë nga e gjithë Kosova, të cilët duke punuar për të mirën e komunitetit, saktësishtë për përmirësimin e hapësirave publike në Kosovë, njëkohësisht zhvillojnë shkathtësitë dhe kompetencat e tyre që do të ju duhen në punë dhe jetë.

Klikoni poshtë për të parë video-reportazhin (minuta 0:00 deri 6:21).