MINISTRI I ARSIMIT VLERËSON PUNËN E TOKAS!

Në thelb të punës tonë është edukimi i të rinjëve dhe fuqizimi i tyre, që në të ardhmen të bëhen liderë të ndryshimeve në Kosovë. E si më mirë ta përmbyllnim këtë vit, se sa me vlerësimin e punës tonë, të cilën e morëm sot nga vet Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Ai takoi ekipin e TOKAs dhe ishte pjesë e punëtorisë së demokracisë të projektit ‘Demos-Ti’, projekt të cilin ne e implementojmë për Kuvendin e Kosovës. Gjatë vizitës së tij, ministri bisedoi me të rinjtë pjesëmarrës për vlerat e demokracisë, rëndësinë e arsimit dhe po ashtu u intervistua nga ta, ku ju tregoi se sporti është diçka që e pëlqen shumë.