PO PUNOJMË NË AFRIMIN E RINISË SË KOSOVËS DHE IOWËS!

Kolegja jonë Suzanne po qëndron në Amerikë dhe është duke punuar në fuqizimin e fqinjësisë në mes të rinisë së shteteve simotra të Kosovës dhe Iowës përmes programit të TOKAs për shkëmbime rinore.

Ajo javën e kaluar takoi për drekë pune një delegacion të gjërë nga Kosova dhe Iowa, në muzeun ushtarak të Iowës 'Camp Dodge'.

Ky delegacion, pjesë e së cilit ishin organizata partnere amerikane e TOKAs – Iowa Sister States, shumë zyrtarë të shtetit, komunës dhe policisë së Iowës, zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, z. Behgjet Pacolli, Konsulli i përgjithshëm në Des Moines të Iowës, z. Xhavit Gashi, poashtu dhe dashamirës tjerë të Kosovës dhe Amerikës, u mblodhën për të përgëzuar punën e deri tanishme që ka afruar shtetin e Iowës me atë të Kosovës, poashtu ka afruar dhe të rinjtë e këtyre vendeve.