APLIKO PËR PUNËTORITË 'DEBATO PËR KULTURË'!

Je mësimdhënës/e në shkollë të mesme (klasa 9 deri 13)?

Dëshiron që nxënësit tuaj të kalojnë një ditë ndryshe duke shikuar film, debatuar dhe zhvilluar shkathtësi?

Nëse po, atëherë APLIKO për punëtoritë një-ditore "Debato për Kulturë" duke klikuar këtu.

Pjesëmarrja në këto punëtori zhvillon kompetencat e nxënësve në përputhje me Kornizën e re Kurrikulare përmes edukimit jo-formal.

----

RRETH PUNËTORISË

Gjatë punëtorisë bëhet

1. Shfaqja e filmit dokumentar Kosovar "Me dasht`, me dasht`, me dasht`"

2. Debat rreth filmit dhe vlerave të tij

3. Socializim i nxënësve nga shkolla anembanë Kosovës
(dy klasë të ndryshme gjatë një punëtorie)

Nxënësit pjesëmarrës zhvillojnë të menduarit kritik dhe shakthtësitë e tyre debatuese, forcojnë aftësinë e të punuarit në grup, poashtu përjetojnë ngritje të vetëdijes kulturore dhe vetbesimit.

Orari i punëtorisë: 08:00 - 13:00.

SHËNIM: Pjesëmarrja në punëtori është FALAS! TOKA siguron transportin, ushqimin dhe pijet për pjesëmarrësit. Udhëheqja e punëtorisë bëhet nga një ekip profesional përmes metodave të edukimit jo-formal.

SI TË APLIKONI?

Klikoni këtu APLIKO TANI!

//Projekti 'Debato për kulturë' implementohet në bashkëpunim me Qendrën Multimedia dhe Debate Center, ndërsa mundësohet nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë (Swiss Development Cooperation Office in Kosovo). Fotografia: Mrinë Godanca