PËRFUNDUAM FAZËN E PARË TË ‘PROGRAMIT TË TRAJNIMIT DHE MENTORIMIT PËR MËSIMDHËNËS'

Përfunduam me sukses fazën e parë të ‘Programit të Trajnimit dhe Mentorimit për Mësimdhënës’! Ky program shtrihet në 11 komuna të Kosovës dhe përmes tij mësimdhënësit po aftësohen në metodat moderne të mësimdhënies.

Dijen e fituar gjatë trajnimeve të mëparshme të programit, mësimdhënësit e praktikuan gjatë kësaj faze duke pasuruar orët e mësimit me aktiviteteve të edukimit jo-formal, aktivitete të cilat i adaptuan nga databaza e aktiviteteve edukative të TOKAs.

Kështu, mësimdhënësit po zhvillojnë shkathtësitë e tyre të mësimdhënies, nxënësit po mësojnë duke u argëtuar dhe po shihet se metodat efektive të edukimit jo-formal mund të jenë pjesë e arsimit në Kosovë.

Përmes ketij programi, mësimdhënësit dhe rrjedhimisht nxënësit po zhvillojnë kompetencat e tyre që janë në përputhje me Kornizën e re Kurrikulare.

Ky program përkrahet nga Zyra Zvicerrane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë.