TOKA MBAJTI NJË MBRËMJE BAMIRËSIE NË PARIS!

Ne organizuam një mbrëmje bamirësie në Paris ku arritëm të mbledhim donacione në shumën 18,000 Euro!

Aty ishte prezent miku jonë Dr. Bernard Kouchner (Përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë gjatë viteve 1999-2001), si dhe Ambasadori i Kosovës në Francë z. Qëndrim R. Gashi së bashku me rreth 50 miq nga Franca të cilët mësuan për rininë e Kosovës dhe mënyrat e ndryshme se si ata mund të kontribuojnë në përmirësimin e edukimit të rinisë në Kosovë.

Në mbrëmje kishte një ankand të librave dhe veprave artistike e artizanale të krijuesëve Kosovarë, përmes së cilave artistët, kreatorët e sportistët e Kosovës përkrahën TOKAn dhe edukimin e rinisë në Kosovë.

Mbrëmja u përmbyll me zërin e bukur të këngëtares së re por shumë të talentuar Erza Muqolli e cila ka qenë finalistja e emisionit të famshmëm “Franca ka talent”.

Këtu mund të shihni videon e mbrëmjes. 

Një falënderim i veçantë shkon për anëtarin tonë të bordit Arnaud Le Masne de Chermont për donacionin tij bujar dhe Arnaudin tani e konsiderojmë si Magjistar të TOKAs.

Falemnderit përzemërsisht të gjithë përkrahësit e TOKAs dhe kësaj mbrëmjeje!

**Falemnderit të gjithë krijuesëve kosovarë për donacionet në ankand Dukagjini International Bookstore //HUUMë //Jakup Ferri //Krenare Rugova //veneramustafa //Krenare Rakovica //I'm LU //Ilire Lepaja Postcards //Rron Qena //Faton Kryeziu Artwork //Arben Islami //Vjaskë //Gallery URA //Lorik Cana 5 Foundation //Veli Blakcori