KAMPISTËT E HANIT TË ELEZIT U ÇERTIFIKUAN PËR 20 ORË PUNË VULLNETARE!

Kampistët e Hanit te Elezit u çertifikuan për 20 orë punë vullnetare!

Javën e kaluar 33 të rinj nga Hani i Elezit te cilët ishin pjesëmarrës në kampin e “Super-Vullnetarëve” kaluan momente të bukura në zyret e TOKAs ku planifikuan vitin 2019 duke diskutuar për hapat e ardhshëm se si ta ndihmojnë komunitetin e tyre.

Ata po ashtu përmes aktivitete të ndryshme edukative dhe argëtuese zhvilluan shkathtësitë e komunikimit, bashkëpunimit dhe mendimit kritik.

Në fund të rinjtë u çertifikuan me titullin Super-Vullnetar të cilët përfunduan 20 orë punë vullnetare.