SUPER-VULLNETARËT TANË PJESË E TREGUT TË HAPUR TË KRISHTLINDJEVE!

Super-Vullnetarët edhe në tregun e Krishtëlindjeve për Flea Market (treg i hapur)!

Super-Vullnetarët e TOKAs ishin pjesë e tregut të Krishtlindjeve në Skenderbeu Christmas Market të cilët kanë shitur veshje të dorës së dytë për të mbledhur para që do të shfrytëzohen për të mirën e të moshuarve në nevojë.

Faleminderit Super-Vullnetarëve: Veneta, Jora, Etrit, Zana, Donarta, Era, Erinda, Rita, Reina, Art, Anyla, Uvejs për punën e mirë dhe qytetarëve për kontributin.