T'I FUQIZOJMË VAJZAT - APLIKO PËR PRAKTIKË!

APLIKO për praktikë në emailin më poshtë duke e zgjedhur pozitën e preferuar përmes linkut  deri me 25 qershor, 2019!

 

Shënim: Ju lusim që të aplikoni nga kompjuteri apo llaptopi!
 

RRETH PROJEKTIT

 

“T’i Fuqizojmë Vajzat” është program trajnues për vajza të klasave të 10ta dhe 11ta nga zonat rurale, që ka për qëllim rritjen e vetëbesimit dhe reziliencës nga presioni i shoqërisë si dhe mbyllja e hendekut që i parandalon ato të maksimizojnë mundësitë e tyre në tregun e punës por edhe përgjithësisht në shoqëri. Projekti zgjatë tre muaj, gjatë të cilëve vajzat nga zonat rurale do të trajnohen mbi katër tema shumë të nevojshme për zhvillimin e tyre personal dhe profesional:

 

  •  •  Rritjen e vetëbesimit dhe zhvillimin personal,
  •  • Të menduarit kritik, zgjidhjen e problemeve dhe menagjimin e presionit nga shoqëria,
  •  •  Orientimi në karrierë dhe zbulimi i talenteve,
  •  •  Komunikim në biznis.

 

ÇFARË PËRFITOJ UNË?

  •  •  Përfitimi i potencialit për punë,
  •  •  Përfitimi i përvojës së punës,
  •  •  Eksplorimi i rrugës së karrierës,
  •  •  Njohja e tregut të punës,
  •  •  Zhvillimi dhe rafinimi i aftësive,
  •  •  Zgjerimi i rrjetit profesional
  •  •  Rritja e vetëbesimit.

 

KUSH MUND TË APLIKOJ?

 

Të drejtë aplikimi kanë vetëm vajzat të cilat kanë ndjekur trajnimin “T’i Fuqizojmë Vajzat”.

 

Për të aplikuar dërgoni aplikacionin me subject line TFV: Komuna, Shkolla, Pozita (psh. TFV Lipjan, Gjimnazi Ulpiana, Praktikante në LYC) –  dhe në tekst të emailit shkruani opcionin e parë të preferuar, të dytë, dhe të tretë në punepraktike@toka-ks.org

Në email dërgoni edhe LETRËN E MOTIVIMIT dhe CV.

 

AFATI I I FUNDIT për aplikim është me 25 qershor, 2019!

 

Kliko këtu për të aplikuar: http://toka-ks.org/Al/news/580/linku-per-aplikim-per-te-gjitha-pozitat-sipas-komunave/


.