MINISTRI I KULTURËS U NDAU CERTIFIKATAT KAMPISTËVE "CHANGE-MAKERS"!

Ministri, Drejtori i zyrës për zhvillim ekonomik në USAID Kosovo Brian Martalus, Zëvendës drejtorja e programit të Kosova Education Center - KECLuljeta Demjaha dhe Drejtorja ekzekutive e TOKA-s Jehona Gjurgjeala, takuan kampistët e kampit "Change-Makers" për ceremoninë e ndarjes së certifikatave për punën vullnetare që kanë bërë ata gjatë kampit.

Hapësirat e shkollave “Skënderbeu” dhe “Dëshmorët e Kombit” në Kamenicë, janë pajisur me dollapa dhe ulëse për kënd të leximit dhe klasë falë kampistëve tanë dhe ne krenohemi me ta!

//Kampi "Change-Makers" financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Programi “Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt” (ASSET), i cili financohet nga USAID Kosovo, ndërsa zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me FHI 360 dhe Crimson Capital Corp.