KOREOGRAFI I LUFTËRAVE SKENIKE ALEX PAYNE, BASHKËPUNON ME TOKA-N!

Alex Payne, aktor, regjisor e koreograf i luftërave skenike nga Londra, është fitues i plot çmimeve kombëtare e ndërkombëtare filmike. Ai madje pati privilegjin të performojë para familjes mbretërore në Abu Dhabi, ndërsa tani ndodhet në Kosovë, i angazhuar në projektet e TOKA-s si produksioni i shfaqjes së Shakespear-it në kuadër të bashkëpunimit me Youth Bridge Global, si dhe Kampin ndërkombëtar veror të TOKA-s.

Faleminderit Alex Payne për bashkëpunimin me TOKA dhe të rinjtë e Kosovës!