MBI 500 SHIKUES ERDHËN TË SHIKONIN SHFAQJEN "ËNDRRA E NJË NATE VERE" NË KOSOVË!

Puna e palodhshme e produksionit amerikan dhe aktorëve të rinj u shpërblye me shumë të qeshura e duartrokitje!

Bashkëpunimi i Youth Bridge Global me TOKA-n u përmbyll suksesshëm me katër shfaqje teatrale të komedisë klasike të Shakespeare-it, në Kosovë.

Një publik entuziast për teatër, aktorë mirënjohës për eksperiencën dhe mentorë të përmbushur nga suksesi i punës, e bënë këtë rrugëtim të mrekullueshëm!

//Faleminderit Youth Bridge Global për mundësinë dhe të gjithë aktorëve për performancat e shkëlqyeshme!