PROGRAMI "FUQIZOHU SOT, NDRYSHO KOMUNITETIN NESËR!" PO VAZHDON RRJEDHËN E TIJ!

Ky program ka për qëllim fuqizimin e mbi 100 të rinjve nga Kaçaniku, Hani i Elezit, Gjilani dhe Vitia.

Javën e kaluar, pjesëmarrësit morën pjesë në aktivitete për të zhvilluar aftësitë e zgjidhjes së problemeve, aftësitë për komunikim, aftësitë e të menduarit kritik dhe kreativ, si dhe bashkëpunimit në grup.

Këto dhe të tjera shkathtësi që ata do t’i zhvillojnë përmes aktiviteteve të përfshira në këtë program, janë të dedikuara t’iu mësojnë atyre komunikimin, bashkëpunimin, udhëheqjen, të menduarit kritik, marrjen e vendimeve e përgjegjësive, pavarësimin, qytetarinë aktive dhe përfundimisht aftësinë dhe mënyrat për të kontribuar në zhvillimin e komunitetit.

//Ky projekt përkrahet nga Advocacy Training and Resource Center - ATRCdhe USAID Kosovo.