PJESËMARRËSIT E PROGRAMIT "FUQIZOHU SOT, NDRYSHO KOMUNITETIN NESËR!" EKSPLOROJNË IDENTITETIN E TYRE!

Po vazhdon programi trajnues “Fuqizohu sot, ndrysho komunitetin nesër!”, për fuqizimin e mbi 100 të rinjve nga Kaçaniku, Hani i Elezit, Gjilani dhe Vitia!

Javën e kaluar, pjesëmarrësit eksploruan konceptin e identitetit duke iu përgjigjur pyetjeve rreth vetes dhe duke menduar për atë që e bën jetën e tyre të plotë.

Këto dhe të tjera shkathtësi që ata do t’i zhvillojnë përmes aktiviteteve të përfshira në këtë program, janë të dedikuara t’iu mësojnë atyre komunikimin, bashkëpunimin, udhëheqjen, të menduarit kritik, marrjen e vendimeve e përgjegjësive, pavarësimin, qytetarinë aktive dhe përfundimisht aftësinë dhe mënyrat për të kontribuar në zhvillimin e komunitetit.