"FUQIZOHU SOT, NDRYSHO KOMUNITETIN NESËR!" IU KUSHTUA UDHËHEQJES KËTË JAVË!

Po vazhdon programi trajnues “Fuqizohu sot, ndrysho komunitetin nesër!”, për fuqizimin e mbi 100 të rinjve nga Kaçaniku, Hani i Elezit, Gjilani dhe Vitia!

Javën e kaluar, pjesëmarrësit u angazhuan në aktivitete që të mësojnë për fuqinë e tyre, aftësinë e marrjes së vendimeve dhe të udhëheqjes.

Këto dhe të tjera shkathtësi që ata do t’i zhvillojnë përmes aktiviteteve të përfshira në këtë program, janë të dedikuara t’iu mësojnë atyre komunikimin, bashkëpunimin, udhëheqjen, të menduarit kritik, marrjen e vendimeve e përgjegjësive, pavarësimin, qytetarinë aktive dhe përfundimisht aftësinë dhe mënyrat për të kontribuar në zhvillimin e komunitetit.

//Ky projekt përkrahet nga Advocacy Training and Resource Center - ATRCdhe USAID Kosovo.