PROGRAMI "FUQIZOHU SOT, NDRYSHO KOMUNITETIN NESËR!" VAZHDON FUQISHËM!

“Fuqizohu sot, ndrysho komunitetin nesër!” është program trajnues për fuqizimin e mbi 100 të rinjve nga Kaçaniku, Hani i Elezit, Gjilani dhe Vitia.

Javën e kaluar, pjesëmarrësit u angazhuan në aktivitete që u zhvillojnë atyre shkathtësitë komunikuese.

Këto dhe të tjera shkathtësi që ata do t’i zhvillojnë përmes aktiviteteve të përfshira në këtë program, janë të dedikuara t’iu mësojnë atyre komunikimin, bashkëpunimin, udhëheqjen, të menduarit kritik, marrjen e vendimeve e përgjegjësive, pavarësimin, qytetarinë aktive dhe përfundimisht aftësinë dhe mënyrat për të kontribuar në zhvillimin e komunitetit.

//Ky projekt përkrahet nga Advocacy Training and Resource Center - ATRC dhe USAID Kosovo.