TOKA PREZENTOI KOSOVËN MES MBI 20 SHTETEVE TË BOTËS!

TOKA pat nderin të prezentonte Kosovën mes mbi 20 shteteve të Evropës, Amerikës Veriore dhe asaj Latine.

Me 29 dhe 30 gusht, mbi 600 delegatë morrën pjesë në sesionet për Vulnetarizmin Edukativ si frymë, projektet dhe studimet mbi të. Jehona Gjurgjeala, Drejtore e TOKA-s, prezentoi përparimin mbresëlënës që Vullnetarizmi Edukativ ka bërë në Kosovë dhe diskutoi për shumë bashkëpunime ndërkombëtare në të ardhmen.

TOKA është pjesë e rrjetit të organizatave të Vullnetarizmit Edukativ në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe u bë pjesë e CLAYSS së bashku me MIOS nga Bosnja e Herzegovina dhe Forum MNE, nga Mali i Zi.

//Faleminderit nikoqirëve CLAYSS për organizimin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme përgjatë vizitës sonë.