ÇKA NUK MËSOJMË NË SHKOLLË, MUND TË MËSOJMË PËRMES VULLNETARIZMIT EDUKATIV!

Trajnuam gjeneratën e dytë të Super-Liderëve të vullnetarizmit edukativ për të nxitur zhvillimin personal dhe profesional të të rinjëve.

45 Super-Arsimtarë dhe Super-Mentorë të rinj do të formojnë 20 klube të reja të Super-Vullnetarëve nëpër Kosovë, të cilat u shtohen 7 klubeve nga gjenerata e parë në zhvillimin e projekteve që sjellin ndryshime pozitive në komunitetin e tyre.

Mezi presim të shohim se çfarë projekte do të realizojnë ata!