ORGANIZUAM 7 KAMPE ME SUKSES DHE PO PËRGATITEMI PËR KAMPET E RADHËS!

Jemi shumë të gëzuar që pritëm rreth 250 të rinj nga Kosova, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Maqedonia e Veriut, Franca e Izraeli dhe u ofruam atyre ekperiencën e paharrueshme të kampeve tona.

Puna vullnetare është thelbësore në kampe, përmes saj kampistët i kontribuan shoqërisë duke i përmirësuar hapësirat e 6-të shkollave publike rurale e urbane në Kosovë, duke ndryshuar përvojën shkollore të rreth 3500 nxënësve të këtyre shkollave:

-”Bahri Kuçi" Shtitaricë, Vushtrri,
-"Dëshmorët e Kombit", Kamincë,
-"Skënderbeu", Hogosht, Kamincë,
-"Ramiz Sadiku", Pejë,
-"Hajdar Dushi", Gjakovë dhe
-"Mirush Kuteli", Prishtinë.

Kjo rini pjesëmarrëse la kampet si ndryshimtare e së ardhmes dhe shumbull i qytetarisë aktive!

//Kampet nuk do të mund të realizoheshin pa përkrahjen bujare të donatorëve tonë individual në Global Giving, si dhe donatorëve institucional sikur Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Komuna e Prishtinës.