Dita Ndërkombëtare e shtëpisë tonë të përbashkët, planetit TOKË!

Image
 

 

Mund të jemi të distancuar për shkak të gjendjes aktuale, por përmes mediave sociale ne jemi më të bashkuar se kurrë. Sot gëzojmë shumë informata të cilat na ndihmojnë që të kujdesemi për planetin tonë.

 

Preokupimi kryesor i kohëve të fundit është ngrohja globale dhe lufta ndaj saj.

 

Si mund të ndihmojmë në luftën kundër ngrohjes globale?

Duke ndërmarrë veprime më kuptimplotë për të bërë ndryshime pozitive dhe duke i dhënë zë disa rregullave që duhet të respektohen, ne mund ta shpëtojmë Planetin tonë duke e ndihmuar që të frymojë me lirshëm dhe më shëndetshëm. Për këtë ne duam të ndajmë me ju disa këshilla themelore pëmes fotove që mund t’i shihni bashkangjitur në këtë post. Nuk ka rëndësi se në cilin vend jetojmë, ne mund të fillojmë të marrim masa parandaluese. E kemi këtë fuqi! Vetëdijësohuni dhe ndihmoni të vetëdijësohen të tjerët!

 

????Urime Dita e Tokës! 

Image
1
Image
2
Image
3
Image
4
Image
5