Apliko Tani: Trajnim 1 ditor për mësimdhënësit e kl. 5 në Prishtinë

Fakulteti i Edukimit dhe TOKA kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e metodave të edukimit interaktiv në kuadër të praktikave studentore. TOKA do të ofrojë trajnim, mentorim dhe resurse praktike për studentë gjatë implementimit të praktikës së tyre në semestrin veror 2021.

Në kuadër të këtij projekti TOKA po ofron trajnim 1 ditor për mësimdhënësit e klasave të 5-ta në komunën e Prishtinës.

Qëllimi i trajnimit:
- T’u zhvillojë pjesëmarrësve shkathtësi në përdorim të metodave interaktive të mësimdhënies.
- T’i pajisë pjesëmarrësit me njohuri mbi teknika të përdorimit të platformave online për zhvillim të aktiviteteve brenda dhe jashtë klasës.
-Të japë informata mbi projektin dhe të matë interesimin e mësimdhënësve pjesëmarrës për të pranuar studentë te vitit të katërt në Fakultetin e Edukimit, për ta realizuar praktikën e tyre gjatë periudhës mars-maj 2021.

Kush mund të aplikoj?
- Mësimëdhënës të klasave të 5-ta në Komunën e Prishtinës
- Mësimëdhënës të klasave të 5-ta në Komunën e Prishtinës të motivuar që të pranojnë studentë për praktikë në periudhën: pranverë 2021 dhe ta sigurojnë pëlqimin e drejtorit/es për këtë.

Përfitimi për mësimdhënësit që do t'i pranojnë këta studentë në klasë është:
- Lehtësimi i punës së tyre gjate periudhës mars-maj, pasi që studentët praktikantë do ta realizonin  në tërësi një lëndë gjatë periudhës së praktikës.
- Material të gatshëm për lëndën e praktikantit/es që mbetë me mësimdhënësin, të cilën mund ta shfrytezojë me gjeneratat e radhës.

Trajnimi do të mbahet online me datë 10.10.20 dhe do të zgjasë nga ora 10:00 deri në ora 16:00. 

Nëse i përmbushni këto kritere dhe keni dëshirë të jeni pjesë e zhvillimit të gjeneratës së re të mësimdhënësve, aplikoni këtu!

*AFATI PËR APLIKIM ËSHTË SHTYER DERI MË 07/10/2020 17:00.

Ky publikim është prodhuar me mbështetjen financiare nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja është përgjegjësia e TOKAs dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.