Bëhuni gati për ndryshim! Klubet e udhëhequra nga të rinj po vijnë!

A je energjik?
A je i/e gatshëm/me ta shfrytëzosh energjinë për të ndihmuar komunitetin ku jeton?
A dëshiron të zhvillosh aktivitete online dhe të krijosh shoqëri të re?

Atëherë bëhu pjesë e Klubit të Super-Qytetarëve!

Ti mund të bëhesh pjesë e Klubeve të Super-Qytetarëve nëse:
Je nxënës/e i/e klasës së 10-të ose 11-të;
Vjen nga njëra nga këto komunat:
- Prishtinë, 
- Shtime, 
- Gjilan, 
- Podujevë, 
- Viti 
- Kaçanik dhe 
- Han i Elezit.;
Ke vizion për të ardhmen;
Dëshiron të fitosh perspektivë të re për botën dhe shoqërinë.

KLIKO KËTU dhe apliko tani!

Pas suksesit të vitit të kaluar në Klubet e Super-Qytetarëve, ne po vazhdojmë me po të njëjtat klube me shumë energji dhe entuziazëm. Ndërtimi i ekipit, njohja e identitetit, ndjenja e përkatësisë, të qeshura, mësim përmes argëtimit, janë vetëm disa prej gjërave që ju do të keni mundësinë t’i përjetoni në Klubet e Super-Qytetarëve. Super-Aktivistët me përvojë do të jenë trajnerët dhe miqtë tuaj përgjatë gjithë sesioneve, të cilët do të kujdesen që gjithçka të shkojë për së mbari.

Tregoi shokëve dhe shoqeve, e të gjithë bëhuni Super-Qytetarë. Super-Aktivistët mezi po presin t’ju takojnë!

Secili pjesëmarrës do të pajiset në fund të Klubit me çertifikatë për pjesëmarrje.

Aplikimi mbyllet më 22/11/2020 në ora 23:59.

(Ky tekst është përgatitur nga Super-Aktivistet Arbritë Uka dhe Yllka Kastrati.)

Klubet e Super-Qytetarëve Aktiv mundësohen nga Bashkimi Evropian dhe janë pjesë e aktiviteteve ambientaliste, që është e financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, (SIDA) përmes Programit të saj “Human Rightivism”.