Kosova rrëmben vendin e 3-të në garën e parë rajonale për Vullnetarizëm Edukativ

Në mesin e 23 projekteve finaliste nga shtetet rajonale, shkolla “Zenit” nga Prishtina, zë vendin e 3-të me projektin “Pastrimi i lumit “Llap” dhe ndërtimi i ulëseve, tavolinave dhe shportave të mbeturinave”.

Në cermoninë zyrtare të dhënies së çmimeve, Haxhere Mehmeti, mësimdhënësja që e ka udhëhequr projektin, ndër të tjera tha: “Ky çmim është i rëndësishëm për klubin e shkollën tonë sepse na motivon që të vazhdojmë me shumë energji të realizojmë projekte që do të ndikojnë në përmirësimin e komunitetit, në rritjen e vetëdijes dhe në zhvillimin e vlerave njerëzore tek të gjithë ne”. 

Edicioni i parë i Çmimit Rajonal për Vullnetarizëm Edukativ ka përfshirë projekte nga 6 shtete: Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Serbia, Rumania, dhe Slovakia. Nga Kosova, 3 projekte kanë arritur të jenë finaliste.

Vullnetarizmi Edukativ mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut EIDHR.