Trajnimi i Studentëve: Një hap më afër të ardhmës të mësimdhënies

U mbajtë Trajnimi i Studentëve ku 15 pjesëmarrëse u trajnuan në metodat interaktive dhe inovative të mësimdhënies 

Trajnimi është hapi i parë i pilot projektit në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, i cili ka për qëllim që përmes praktikave studentore në shkolla të ndryshme të Prishtinës të matë efektin dhe suksesin e mësimdhënies interaktive si mundësi për të ndryshuar dhe përmirësuar kurrikulën në shkollat e Kosovës. 

Ky pilot projekt është realizuar në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit, Fakultetin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës dhe Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prishtinës.