THIRRJE PËR GRANTE: PROPOZIME PËR IMPLEMENTIMIN E MODELIT TË PUNËSIMIT TË RINISË "ONE-STOP-SHOP"

Aksioni "Karriera ime nga Zero në Hero" me synim për t'i forcuar rrjetet e OShC-ve të Ballkanit Perëndimor dhe zbatuar një model inovativ të punësimit të të rinjve për vendet e ardhshme në kuadër të revolucionit digjital-4.0, është një program tre-vjeçar i zbatuar nga Qendra për Punë Rinore (Serbi), Forumi MNE (Mali i Zi), CEM (Bosnjë dhe Hercegovinë), TOKA (Kosovë) dhe YSC (Shqipëri).

Kjo iniciativë parashikon krijimin e një modeli inovativ punësimi "One-Stop-Shop" (02 hero) për të rinjtë NEET (të rinj që nuk janë në arsim, punësim ose trajnim), duke u ofruar atyre zhvillim të aftësive të kërkuara për punë të ardhshme në kuadër të revolucionit digjital 4.0.

Shërbimet e modelit të punësimit për të rinjtë që do të implementohen nga OSHC-të përfshijnë:
- Kurs mbi aftësitë digjitale për nivelin A dhe B
- Kurs mbi aftësitë sipërmarrëse
- Udhëzime në internet për aftësitë digjitale të nivelit A dhe B
- Këshillim për karrierën

02Hero financohet nga Bashkimi Evropian.

Organizatat e pranueshme për paraqitjen e propozimeve
Secila prej pesë organizatave partnere të programit po hap një thirrje për 6 OSHC aktive në zhvillimin e të rinjve (përfshirë trajnimin dhe mentorimin), aftësitë digjitale, sipërmarrjen, këshillimin në karrierë, zhvillimin e përmbajtjes digjitale, mentorimin ose fusha të tjera të ngjashme.

Çdo OSHC lokale duhet të sigurojë një nga shërbimet brenda modelit të punësimit të të rinjve. Kurrikula specifike është zhvilluar tashmë për secilin shërbim dhe brenda formularit të aplikimit, OShC-të duhet të zhvillojnë një program të detajuar arsimor për shërbimin bazuar në programin mësimor ekzistues.

Paketat e aplikimit që përmbajnë specifikime më të hollësishme mund të gjenden në këtë link.

Informacion shtesë
Për të siguruar trajtimin e barabartë të aplikantëve, partnerët e Projektit nuk mund të japin një mendim paraprak mbi përshtatshmërinë e aplikantëve dhe planet e punës ose aktivitetet specifike. Të gjitha pyetjet e mbledhura së bashku me përgjigjet do të publikohen në faqen czor.org/02hero/qa/

Pyetjet mund të dërgohen me e-mail jo më vonë se 12 Prill 2021, në hero@toka-ks.org, me Subject: "Karriera ime nga Zero në Hero" - Emri i plotë i aplikantit të mundshëm.

Përgjigjet do të jepen në një dokument më 1 Prill 2021 në këtë link. Përgjigjet për çdo pyetje të re nga OShC-të e Kosovës të cilave nuk u është përgjigjur nga partnerët rajonalë do të shtohen në dokument jo më vonë se 13 Prill 2021.

Data të rëndësishme
- Shpallja e thirrjes së hapur për grant - 29 Mars
- Sesioni i informues - 7 prill në orën 9.30. Klikoni në këtë link për t'u regjistruar.
- Afati i fundit për të kërkuar ndonjë sqarim nga koordinatori kombëtar i Projektit - 12 Prill
- Data e fundit në të cilën lëshohen sqarime shtesë nga autoritetet kontraktuese në faqen e internetit czor.org/02hero/qa/ - 13 Prill
- Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve për thirrjen për grant - 26 Prill
- Njoftimi i çmimit - 29 Prill
- Nënshkrimi i kontratës - në muajin maj