Trajnohen trajneret e parë mbi "Metodologjinë e të mësuarit përmes përvojës"

Me profesorë të Fakultetit të Edukimit dhe kolegë të TOKA-s mbajtëm Trajnimin e parë të Trajnerëve në kuadër të Programit të Institucionalizimit. Energjia e jashtëzakonshme dhe zelli për t’u ofruar mësimdhënësve tanë mundësi për qasje në programe të reja dhe alternative për të zhvilluar mësimin, ishin dy karakteristikat kryesore të këtij trajnimi.
Faleminderit Fakultetit të Edukimit për bashkëpunimin e vazhdueshëm, i cili po bëhet secilën herë e më i frytshëm.
 
Ky projekt mbështetet nga zyra e Bashkimit Evropian.