Akreditohemi me "Quality Label"

Jemi vlerësuar me "Etiketën e Cilësisë" si Organizatë Pritëse dhe Mbështetëse në kuadër të Korpusit Evropian të Solidaritetit (ESC). Ky akreditim do t'u mundësojë të rinjve në Programet tona të aplikojnë dhe të udhëtojnë në vende të BE-së, për të punuar në projekte vullnetare, me një organizatë partnere.

Procesi i akreditimit kërkon që të plotësohen një sërë kushtesh që një organizatë të marrë akreditimin. Dhe ne jemi të lumtur të marrim vlerësime për "Motivimi juaj për të marrë pjesë në ESC është i qartë, korrespondon me nevojat e komunitetit dhe si i tillë ka një dimension të fortë solidar."

Vazhdo të shikosh këtë hapësirë pasi shumë shpejt do të postojmë mundësi për vullnetarizëm në Shkëmbimet Ndërkombëtare.

European Solidarity Corps (ESC) është programi i ri vullnetar i Evropës i financuar nga BE-ja për të gjithë banorët rezident të BE-së dhe vendeve tjera, të moshës 18-30 vjeç.

"Motivimi juaj për të marrë pjesë në ESC është i qartë, korrespondon me nevojat e komunitetit dhe si i tillë ka një dimension të fortë solidar."