Kampi Online "T'i Fuqizojmë Vajzat"

Kampi "T'i Fuqizojmë Vajzat" mblodhi 16 vajza për 2 ditë nga qytete të ndryshme të Kosovës të cilat mësuan se si të shkruhet një CV dhe se si të përgatitemi për karrierë. 

"Njëherë pothuajse bëra gabimin e parë duke anashkaluar ofertën që mu dha për t’u bërë pjesë e trajnimeve të TOKA-s dhe nuk isha gati për një gabim të dytë. Përvojat e shumëfishta më ndihmuan që të rritem si karakter, CV-ja ime u përvetësua por më e rëndësishmja ishte se me vete me mori dashuria e madhe që trajnerët me punën e tyre na dhuruan neve. z. Lavoni padyshim që me këshillat e tij, pati ndikim të madh. Mësova si të pranoj kritikat por mbi të gjitha bonus ishte të shihja shembuj që u bënë idhuj për mua. Në sytë e mi, organizataTOKA është më e mira në Kosovë sepse sot më dha mësimin se të bësh profesionin që e don do të thotë të mos punosh për pjesën e mbetur të jetës. ;) Mezi pres që të bëhem dikushi e ballëhapur t’i tregojë botës se motivi im jeni ju. Falënderime t’pafundme për punën që e bëni me kaq shumë dashuri e jeni përherë me ne!" - Anita Basha, Sllapuzhan, Suharekë