TOKA nuk është vetëm!

Toka është pjesë e Rrjetit të Vullnetarizmit Edukativ të Evropës Qendrore dhe Lindore, rrjet i cili mbështetet nga Qendra Latino-Amerikane e cila vepron në Argjentinë dhe kontribuon në zbatimin dhe të gjeturat shkencore për Vullnetarizmin Edukativ. Qendra Latin-Amerikane kryesisht ndihmon organizatat partnere të këtyre shteteve përmes, trajnimeve, ndërtimit të kapaciteteve dhe shkëmbimeve, facilitimit dhe promovimit të Vullnetarizmit Edukativ.

TOKA ka partneritet edhe me organizatën New Horizons nga Rumania, e cila punon në programin e Vullnetarizmit Edukativ që nga viti 2002 dhe kanë më shumë se 250 klube në të gjithë vendin. Kjo organizatë është duke zhvilluar strategji që Vullnetarizmi Edukativ të bëhet pjesë e kurrikulës arsimore rumune. TOKA së bashku me New Horizons kanë bashkëpunuar në trajnimin e mësimdhënësve dhe mentorëve në Kosovë dhe janë në partneritet të vazhdueshëm për të përmirësuar programin e Vullnetarizmit Edukativ.

Image