TOKA TE TI

Pas identifikimit të nevojës për mundësi të mendimit dhe aktrimit në rininë kosovare, qëllimi i projektit TOKA te TI ishte rritja e numrit të liderëve në zonat rurale të Kosovës me potencial që të jenë aktivë dhe qytetarë botëror të botës moderne dhe progresive të shekullit 21.

Kishte për qëllim që fillimishti të kërkonte liderë potencial duke organizuar aktivitete argëtuese dhe edukative për të gjithë nxënësit e përfshirë, pastaj të zgjedhen më të motivuarit me potencial lidershipi dhe t’i zhvillojë në projektet e ardhshme të TOKAs.

Ky projekt

Zhvilloi një program edukativ, argëtues dhe sy-hapës për pjesëmarrësit e përfshirë.

Motivoi pjesëmarrësit që kanë potencial për lidership të bëjnë punë komuniteti.

U ndihmoi liderëve potencial të zhvillohen më shumë nga projekte tjera të TOKAs.

 

Për më shumë informata për projektin, klikoni këtu.